Të pagjumët

filler

Binding: Perfect Bound
Price:
Sale price£13.00

Description

Të pagjumët është romani debutues i shkrimtares belge Annelies Verbeke, një rrëfim i guximshëm, grotesk dhe poetik për vetminë, dëshirën dhe çrregullimin e përhershëm të jetës moderne. Protagonistja, Maja, është një grua që s'mund të flejë - jo vetëm nga pagjumësia fizike, por nga një tronditje e brendshme që e ndjek në çdo hap. Gjithë përpjekjet e saj për t'u lidhur me të tjerët dështojnë, qoftë në takime të rastit, në marrëdhënie seksuale të paqëllimta, apo në biseda të ndërprera. Ajo endet netëve, në rrugë e trena, në motele të panjohur e në qytete që duken njësoj si makthet e saj.

Romanin e përshkon një atmosferë absurde dhe e errët, ku realiteti përthyhet përmes një vetëdijeje të lodhur e të stërngarkuar. Verbeke ndërthur humorin e zi me një ndjeshmëri të hollë për dhimbjen dhe tjetërsimin, duke krijuar një zë të rrallë letrar që përballon tabutë pa moralizim. Seksualiteti në roman është i pranishëm, por jo si qëllim - ai shërben si dritare për të shpalosur brishtësinë dhe dëshirën për lidhje në një botë të ftohtë e të zhurmshme.

Botuar për herë të parë në vitin 2003 me titullin Slaap!, romanipati një sukses të menjëhershëm në Belgjikë e Holandë. Ka fituar disa çmime dhe është përkthye në mbi 20 gjuhë. Kritikët e kanë quajtur romanin 'një shpërthim të papritur talenti' dhe 'një manifest për ata që nuk flenë, nuk pushojnë, nuk dorëzohen'.

Përkthimi në shqip nga Divina Kiçi e sjell këtë vepër të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore belge për lexuesin shqiptar, me mbështetjen e Flanders Literature.

Details

Publisher - Revista Letrare

Language - Albanian

Perfect Bound

Contributors

By author

Annelies Verbeke

Divina Kiçi


Published Date - 2025-10-01

ISBN - 9782390690504

Dimensions - 20.3 x 12.7 x 0.9 cm

Page Count - 160

Payment & Security

American Express Apple Pay Bancontact Diners Club Discover iDEAL Maestro Mastercard Shop Pay Union Pay Visa

Your payment information is processed securely. We do not store credit card details nor have access to your credit card information.

You may also like

Recently viewed